Ylli i popit, Dua Lipa, ka surprizuar 83.2 milionë ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka ndarë një sërë fotosh të adhurueshme të vjetra.
Këngëtarja 26-vjeçare, e cila aktualisht po performon në Amsterdam si pjesë e turneut të saj “Future Nostalgia”, ka publikuar fotot e ëmbla së bashku me vëllezërit e saj gjatë fëmijërisë së tyre.
Në një foto, Dua shihet në një plazh teksa përqafohej me Lyra-n, kushërirën e saj.
Në një tjetër fotografi duket këngëtarja me origjinë shqiptare, me vëllain më të vogël, Gjinin. Galeria e fotove të vjetra vazhdon. Në këtë foto Dua dhe Lyra janë të kapura për dore, teksa veshin xhupa të trashë dhe pozojnë pranë Gjinit të vogël që ndodhet në karrocën e tij.
Në galerinë që ka postuar këngëtarja, janë edhe disa foto në plazh të sajat me motrën dhe kushërirën duke u argëtuar.
Në imazhin e fundit, Dua duket vetëm me Rinën, motrën e saj ndërsa të dyja mbanin byzylykë shumëngjyrshëm në duar.
“Rreth viteve 2000 ose diçka e tillë,”-shkruan Lipa si përshkrim të fotos.
View this post on Instagram
Ju kujtojmë që të martën në mbrëmje, Dua Lipa argëtoi fansat e saj holandezë për natën e dytë Ziggo Dome të Amsterdamit, ku u ngjit në skenë e veshur me një kostum rozë e cila e bënte të dukej mahnitëse.
Veshja e Dua-s u ishte një ‘body’ i ngushtë i gjithi ngjyrë rozë nga koka deri tek këmbët e cila u kombinua me një palë doreza të cilat i vinin deri tek parakrahët dhe të kombnuara me një palë me çizmet me takë.