“Elliott” nuk bindet, vendos kushte të tjera për shitjen e Milanit

Sipas “Corriere dello Sport”, nga qarqe të lidhura me këshilltarët që marrin pjesë në shitjen e Milanit, rezulton se “Elliott” do të kishte vendosur një kusht specifik në negociatat me “Investcorp”.

InvestcorpMilan-770x481

Kushdo që blen klubin kuqezi duhet të jetë një “blerës i kapitalit”, pra një blerës që investon kapitalin e tij, pa injektuar borxhin e përdorur për blerjen në klubin kuqezi. Me pak fjalë, Milani nuk mund të përdoret si garanci apo kolateral në asnjë kredi.

Kjo është në respekt të klubit dhe për të mos prishur punën e bërë deri tani nga fondi amerikan. “Elliott” sheh te Milani historinë, famën, lavdinë dhe nuk dëshiron të lidhet me imazhin e atyre që fitojnë dhe largohen pa menduar për pasojat.

Ndërkohë, bisedimet për shitjen thuhet se po ecin me ritme të shpejta dhe shumë shpejt duhet të vijë zyrtarizimi i kalimit të Milanit në pronësi të “Investcorp” për 1.18 miliardë euro.

Arena e Lajmit


“Elliott” nuk bindet, vendos kushte të tjera për shitjen e Milanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook