
Detaje të reja për ngjarjen e sotme në Durrës, ku mbeti i plagosur 31-vjeçari Ardit Kërtusha, një emër i njohur në qytetin bregdetar, por edhe për publikun e gjerë për shkak të angazhimit të tij në politik.
Kërtusha ishte duke pirë kafe në një lokal të njohur në zonën e Currilave në Durrës me persona të tjerë kur ka nisur konflikti verbal, shumë i ashpër ndërsa më pas është qëlluar me armë në këmbë. Ai është transportuar në spitalin e Durrësit fillimisht dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se Kërtusha nuk ka folur ende për policinë në lidhje me autorin e plagosjes. Autori dyshohet se është larguar drejt Tiranës. Ndërkohë policia ka nisur marrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë të disa objekteve përreth zonën së krimit për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe janë ngritur postblloqe të shumta për kapjen e tij.
Në kohën e ngjarjes lokali ka qenë i mbushur me njerëz dhe ka dëshmitarë të shumtë të asaj çfarë ndodhi. Ndërkohë që grupi i xhirimit të News24 është përballur me reagime të ashpra nga punonjësit e tij.
Kërtusha ka qenë kryetar i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë dhe kandidat për kryetar të PS Durrës, ndërsa më vonë është angazhuar me Partinë Demokratike.