Sot 10 vite nga themelimi i FRD-së, thirrja e Shehut: Të krijojmë Kushtetutë të re. Rrotacioni politik, komponent për demokracinë!

222222

Sot mbushen 10 vite nga themelimi i Frymës së Re Demokratike.

Gjatë fjalës së tij kreu i FRD-së, Sali Shehu bëri thirrje për krijimin e një Kushtetute të re. Mes të tjerash ai theksoi se projekti politik i FRD-së, kishte si bosht themelor transparencën. Po ashtu Shehu tha se rrotacioni politik është një nga komponentët thelbësor për demokracinë në vend.

“FRD lindni për të stopuar frymën e vjetër politike. FRD u formua në kulmin e luftës së ftohtë mes palëve politike. Ato ditë ishin plot shpresë, me energji të reja. Një nga momentet ku ne krenohemi, është se kandidaturat e FRD në të gjitha zgjedhjet, kanë qenë personalitete. Në asnjë rast kandidatët tanë nuk kanë rënë në rrjetën e dekriminalizmit, pasi përparësi e jona është transparenca. Projekti ynë politik kishte si bosht themelor transparencën. FRD kishte synim realizimin e reformave të mëdha, që vendosnin ekuilibrin dhe koha na ka dhënë të drejtë. Shumica e qasjeve që kanë ndërmarrë sot aktorët politikë kanë fillesën e asaj çka nisëm ne para 10 vitesh. ne ishim misionarë dhje krenohemi se mundi dhe përpjekjet tona kanë dhënë kontribut. Miqtë e mi, sot FRD dhe jo vetëm opozita, por dhe Shqipëria, ndodhet në udhëkryq. Po përballemi me krizë konfliktualiteti dhe kohezion social. Bëjmë thirrje për hartimin e një Kushtetute të re për vendin. Kërkohet konsensus i madh politik dhe kombëtar. Kemi ndjekur zhvillimet në PD, dhe kemi bërë thirrje për bashkëpunim. Nuk jemi bërë palë dhe s’do të bëhemi, por kemi dhënë opinion për çështje të caktuar. Rrotacioni politik është një nga komponentët thelbësor për demokracinë në vend.”, tha Shehu.

Arena e Lajmit

Sot 10 vite nga themelimi i FRD-së, thirrja e Shehut: Të krijojmë Kushtetutë të re. Rrotacioni politik, komponent për demokracinë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook