Finalja e parë në historinë e Ligës së Konferencës që do të zhvillohet më 25 maj në “Air Albania” në Tiranë, do të luhet mes Romës dhe Fejnord. Skuadrat kanë prerë biletat pasi kanë eliminuar në gjysmëfinale përkatësisht Leisterin dhe Olimpik Marsejën.
Pas barazimit 1-1 në Angli, Romës së Murinjos i ka mjaftuar një gol i Tami Abraham në pjesën e parë të takimit në “Olimpiko” për të siguruar një fitore që i garantoi praninë në finalen historike dhe mundësinë për të mbyllur këtë edicion me një trofe ndërkombëtar.
Ndërkaq, ndeshja tjetër mes Olimpik Marsejë dhe Fejnord u mbyll me barazimin 0-0, duke bërë që fitorja 3-2 e sfidës së parë të mjaftonte për të siguruar praninë në finalen në kryeqytetin shqiptar në fund të këtij muaji.
ROMA-LEISTER 1-0 (1-1)
11′ Abraham
OLIMPIK MARSEJE-FEJNORD 0-0 (2-3)
FORMACIONET ZYRTARE
ROMA-LEISTER
OLIMPIK MARSEJE-FEJNORD
Arena e Lajmit