Kim Kardashian shfaqet pa grim në episodin e fundit të serialit të tyre dhe fansat kanë shpërthyer në komente

Në daljet e saj publike apo televizive, Kim Kardashianin e kemi parë gjithnjë të kuruar deri në detaje.

Mirëpo së fundmi ajo duket se ka zgjedhur të dalë pa grim në episodin e fundit të serialit të tyre “The Kardashians” dhe fansat kanë shpërthyer në komente pozitive për pamjen e saj ‘ujë e sapun’.

Ylli i serialit e cila rrallëherë shihet pa make up gjatë episodit të ri të emisionit Hulu të së enjtes, në një skenë në të cilën ajo po punonte me motrën e saj Khloé dhe ish-partnerin, Tristan Thompson.

Fansat në Twitter lavdëruan pamjen e saj natyrale dhe pa filtra, me një shkrim :

 “E di që #Kardashians jetojnë në një botë ku ne “të vegjëlit” nuk do të shkojmë kurrë, por mendoj se seria e re është më e hapur. Kim do të tregojë çdo gjë (të mirë apo të keqe) për veten dhe ajo shfaqet pa grim. #Respekt.”

Një tjetër shkroi në Twitter, “Kim është e bukur, fytyra e saj pa grim është tjetër nivel, #Kardashians do të donin të shihnin rutinën e saj të kujdesit të lëkurës” .

“Kim duket shumë mirë pa grim”, shtoi dikush tjetër.

Rutina e mëngjesit e Kardashian është jashtëzakonisht intensive, një herë ajo zbuloi se zgjohet në 6 të mëngjesit për të filluar ditën e saj me një rutinë stërvitjeje një orëshe që ajo e përshkroi si “torturë”.

Kim Kardashian shfaqet pa grim në episodin e fundit të serialit të tyre dhe fansat kanë shpërthyer në komente

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook