VIDEO/ Nga ardhja e Perezit në dhomat e zhveshjes te lotët e ish-përgatitësit atletik të Interit, shihni si u përjetua kualifikimi në finale te Reali

Real Madrid u kualifikua për në finalen e Champions-it pasi mposhti me përmbysje me rezultatin 3-1 Mançester Sitin në stadiumin “Santiago Bernabeu” në një gjysmëfinale të çmendur.

REAL MADRID 1

Shifrat u hapën me Rijad Mahrez i cili shënoi në minutën e 73′, por në minutat 90′ dhe 91′ në harkun kohor të një minute, ishte Rodrigo që realizoi një dopietë të përmbysjes së rezultatit duke e dërguar ndeshjen në shtesa.

Goli vendimtar ishte ai i Karim Benzemasë në minutën e 95′ në shtesa duke qenë një kandidat potencial këtë sezon për fitimin e “Topit të Artë”.

Pas fushës, festa u zhvendos dhe në dhomat e zhveshjes, ku klubi i Realit të Madridit i ka ndarë momentet e veçanta me tifozët e saj mbarë botën në llogaritë e saja të rrjeteve sociale.

Më pikantet ishin, lotët e ish-përgatitësit atletik të Interit, Pintus, i cili ishte duke u përqafuar me Luka Modriç dhe ardhja e presidentit “Los Blancos”, Florentino Perez ku përqafoi trajnerin, Karlo Ançelotin dhe të gjithë lojtarët dhe stafin.

Finalja e madhe e Champions-it do të zhvillohet më 28 maj në Paris në stadiumin “Stade de France”, ku madrilenët do të kenë përballë Liverpulin e Jurgen Klopit.

– Arena e Lajmit


VIDEO/ Nga ardhja e Perezit në dhomat e zhveshjes te lotët e ish-përgatitësit atletik të Interit, shihni si u përjetua kualifikimi në finale te Reali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook