
Partizani u mposht 2 me 4 nga Dinamo. Nuk ndodhte prej dekadash, që Partizani të pësonte 4 gola nga Dinamo.
Trajneri Florin Bratu foli pas disfatës në Vorë.
“Tetë gola të pësuar? Është e vërtetë. Janë gola shumë të lehtë. Por edhe në pjesën e parë mendoj se humbëm shumë raste. Jemi mirë në kontrollin e topit, dhurojmë shumë topa në mesfushë, nisemi mirë në kundërsulm. Ishte një tjetër gol në goditje standarde, për këtë jam i mërzitur sepse ne punojmë. Në përgjithësi, skuadra ime lufton. Ka sjellje të mirë. Nuk ishte dita jonë sot.
Nuk është gjë e mirë të pësosh 4 gola në shtëpi. Tani është momenti që për mua të analizoj. Deri tani nuk ka qenë momenti. Duhet të përmirësohemi dhe të marrim pikët sepse objektivi ynë është të fitojmë.
Mendoj se në pjesën e dytë e bëmë me Markun e Fadairon që bënë një punë shumë të mirë. Shënoi Fadairo në krahun e djathtë. Është faji ynë. Jemi shumë të mirë me lojtarët në krahë të gjithë së bashku, dhe duhet të provojmë të shtyjmë nga krahu i majtë dhe djathtë. Më pëlqeu karakteri i skuadrës sime”,
and then