
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:30, në oborrin e banesës së një 60-vjeçari me inicialet M. B. Sipas policisë, autorë ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse pranë banesës.
Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
Njoftimi i policisë
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
and then