Rama paralajmëron arrestime kryebashkiakësh? “Shumë shpejt kallëzime për të zgjedhur të PS-së”

Rama Konfernece

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot kallëzime për kryebashkiakë socialist, që sipas tij i ka kapur Njësia anti-korrupsion.

“Shumë shpejt do ketë kallëzime edhe për figura të Partisë Socialiste nga njësia Antikorrupsion dhe do ta shikoni. Do ketë kallëzimë në SPAK për kryetarë bashkie të PS-së që kanë turpëruar PS-në dhe që duhet t’I kishte kapur më përpara drejtësia. Ne bëjmë punën tonë. Çfarë kallëzimi duhet të bëjmë ne? Njësia Anti korrupsion bën kallëzime në kuadër të veprimtarisë së vet. Nuk mund të bëjmë ne kallëzime për politikanët kundërshtarë. i kemi bërë në të kaluarën, por unë kam qenë gjithmonë kundër tyre. Nuk është fare kjo puna jonë”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “nuk kemi arritur akoma në kohën që do të çojmë njerëz në SPAK për pastrimin. Siç mendoj që nuk kemi arritur në kohën të dënojmë Bojken Lakon me burg me 2 dritare dhe ky figura që ka bërë vila në tokën e tjetrit është ende jashtë. Për këtë po vepron njësia anti-korrupsion. Edhe njëherë tjetër, ne nuk jemi tjetër themi e tjetër bëjmë. Nuk mund të bëjmë kallëzime. Teoria se unë po e bëj këtë për të mbrojtur ndonjërin është çmenduri, por e kuptueshme”.

Sipas tij “SPAK të mos gjuajë dinamit për cironka. Kjo ka shumë rëndësi. As të mos bëjë KLSH-në, apo inspektimin financiar të Ministrisë së Financave sepse janë institucione të ndara. SPAK duhet të merret me të korruptuarit dhe jo me procedura. Këto nuk janë procedura, nuk kanë nevojë për shumë mund për ti identifikuar si subjekte të SPAK. Është shumë e thjeshtë. Mendoj se edhe prokurorët që janë në detyrë dhe nuk kanë vepruar dhe kanë lënë të parashkruhen vepra të kësaj natyre duhen pyetur për këtë gjë. Të kërkosh më shumë nga gjithë ky sistem që e kemi krijuar është detyrim, jo ndërhyrje”.

Rama paralajmëron arrestime kryebashkiakësh? “Shumë shpejt kallëzime për të zgjedhur të PS-së”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook