Trajneri i skuadrës së Uest Hem, Dejvid Mojes është bërë protagonist i një episodi aspak simpatik në eliminimin e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës kundër Frankfurtit.
59-vjeçari është kapur në një video gjatë një momenti ku në nerva e sipër tenton të godasë me një top një ndihmës së skuadrës së Frankfurt.
Fatmirësisht topi përfundon pak centimetra lart kokës së ndihmësit, me episodin që u bë viral në rrjetet sociale.
Arena e Lajmit