Duan shumën e majme, Interi nis bisedimet me…

Interi ka nisur projeksionet për sezonin e ardhshëm, jo vetëm në planin e merkatos, por edhe në atë ekonomik.

INTER

Sipas “Corriere dello Sport”, zikaltrit kanë filluar bisedimet me sponsorin teknik “Nike”, kontrata aktuale me të cilët skadon në 2024.

Gjiganti amerikan deri më tani ka kontribuuar për arkat me 12.5 milionë euro në vit, të cilave u shtohen edhe bonuset për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane dhe klubi milanez e ka të qartë objektivin për të shkuar përtej kësaj shifre.

Synimi i zikaltërve është një kontratë që do të derdhë në llogaritë e klubit 35-40 milionë euro në sezon, pretendime që bazohen në ecurinë e skuadrës sezonet e fundit, pas titullit kampion në Itali, pjesëmarrjes në faza më të avancuara se grupet në Champions League dhe të qenit pretendentë deri në fund edhe këtë vit për kampionatin.

Vështirë se “Nike” do t’i pranojë këto shifra, por bisedimet po kryhen dhe në verë pritet të vijë edhe verdikti.

Arena e Lajmit


Duan shumën e majme, Interi nis bisedimet me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook