Dy golat e realizuar ndaj Veronës, Sandro Tonali hyn në historinë e Milanit

Sandro Tonali u bë dje lojtari i parë në historinë e Milanit i aftë të shënojë më shumë se një gol në Serinë A në ditën e ditëlindjes.

TONALI

I fundit që kishte festuar ditëlindjen me një gol ka qenë Stefan El Sharaui më 27 tetor të 2012-ës, por anësori ofensiv nuk shkoi përtej atij gëzimi.

Gjithashtu ai u bë mesfushori më i ri me të paktën pesë gola në kampionat gjatë këtij sezoni.

Duke marrë parasysh të gjithë lojtarët që kanë luajtur qoftë edhe një minutë në këtë edicion të Serisë A, vihet re se vetëm Hikej i Bolonjës është më i ri.

Totalisht i transformuar krahasur me një sezon më parë, 22-vjeçari uli rrogën e tij me 400 mijë euro për të lehtësuar transferimin përfundimtar te Milani, teksa golat e tij i ka shijuar me një postim ku thuhej:

“Gëzuar ditëlindjen për veten time”

Arena e Lajmit


Dy golat e realizuar ndaj Veronës, Sandro Tonali hyn në historinë e Milanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook