Shoqëroi Pompeon gjatë vizitës në Shqipëri, ish-deputeti i PS nxjerr fotot: Ja mesazhi që tha

281415273 555499365940793 6793615953478006977 N

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka shoqëruar sekretarin Mike Pompeo gjatë vizitës së tij dyditore në Shqipëri, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA.

Ish-deputeti ka publikuar foto nga takimi i zhvilluar, ndërsa shprehet se Pompeo në mesazhin e tij tha se marrëdhëniet e dy vendeve janë bazuar mbi vlera dhe parime.

“Pata nderin dhe kënaqësinë të shoqëroj Sekretarin Mike Pompeo gjatë vizitës dyditore në Shqipëri, i ftuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-USA. Gjatë takimeve me KM Edi Rama, si edhe aktivitetet e takimet e tjera në këtë përvjetor, mesazhi që Sekretari Pompeo transmetoi, se pavarësisht nga cila prej dy partive vjen presidenti i SHBA, marrëdhëniet e dy vendeve tona janë të bazuar mbi vlera dhe parime, na bën krenarë dhe njëkohësisht mirënjohës për mbështetjen e SHBA ndaj Shqipërisë në këto 10 dekada, duke qenë edhe garanci vijimësie dhe forcimi për dekadat plot sfida që kemi para. Faleminderit Sekretari Pompeo për vizitën dhe dashurinë për Shqipërinë!”, shkruan Hyseni.

 

Shoqëroi Pompeon gjatë vizitës në Shqipëri, ish-deputeti i PS nxjerr fotot: Ja mesazhi që tha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook