Stuhia është kthyer në qetësi, Messi kërkon Champions me PSG, por jo me këtë trajner

Messi

Leo Messi nuk ka pasur sezonin më të mirë të karrierës së tij në Paris. Pothuajse një vit pas përfundimit të inkorporimit të tij befasues me PSG-në, ylli argjentinas ka vuajtur të përshtatet me futbollin gjithmonë fizik francez dhe gjithashtu ka përjetuar drejtpërdrejt eliminimin e dhimbshëm kundër Real Madrid në Champions.

Megjithatë, siç raportohet nga L’Équipe, argjentinasi ka vetëm një qëllim: të fitojë Champions League sezonin e ardhshëm. Mes një vale zërash për nënshkrimin e tij të mundshëm me Inter Miami në vitin 2023, ish-lojtari i Barcelonës vazhdon të përshtatet me qytetin e tij të ri dhe bashkëlojtarët.

Sipas gazetës franceze, Messi ka bërë miqësi me lojtarë si Verratti apo Marquinhos dhe madje ka mbetur i befasuar në dhomat e zhveshjes kur ka parë sesi Mbappé i drejtohet në spanjisht.

11 golat dhe 13 asistimet në 33 ndeshje janë larg 38 golave ​​që ka shënuar në të gjitha garat në sezonin e tij të fundit te Barcelona. Sipas L’Équipe, Messi po pret me padurim ndryshimet që do të ndodhin në stol, pasi nuk është lidhur mirë me Pochettinon.

Shumë shtëpiak dhe i vëmendshëm ndaj familjes, Messi është mësuar të qëndrojë në shtëpi dhe pothuajse nuk është parë në rrugët e Parisit. Të enjten e kaluar ai doli për darkë me Paredes dhe Di María dhe festoi “Topin e Artë” të shtatë, por takimet zakonisht organizohen në shtëpi me miqtë e tij të besuar.

Tani stuhia është kthyer në qetësi dhe Messi mendon vetëm ta përballojë sezonin e ardhshëm në mënyrën më të mirë të mundshme. Por deri në fillim të gushtit ka kohë për shumë refkletime. Një gjë është e sigurtë, nga Messi pritet gjithnjë shumë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×