Microsoft mbyll zyrat në Rusi, lë pa punë rreth 400 punonjës

Microsoft Cresce Nei Videogiochi, Compra Activision

Microsoft zvogëlon më tej ndjeshëm operacionet e tij në Rusi, pas më shumë se tre muaj nga pushtimi i Ukrainës.

Bloomberg raporton, se gjiganti i Redmond, pasi bllokoi shitjen e produkteve dhe shërbimeve në vend në fillim të muajit mars, ka vendosur të mbyllë plotësisht zyrat dhe bizneset e tij, një vendim që prek 400 punonjës.

“Si rezultat i ndryshimeve në perspektivën ekonomike dhe ndikimit në biznesin tonë në Rusi, ne kemi marrë vendimin për të reduktuar ndjeshëm operacionet tona – tha një zëdhënës i Microsoft për Bloomberg News. Ne do të vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona kontraktuale ekzistuese me klientët, rusë”.

CFO e Microsoft, Amy Hood zbuloi në fillim të këtij viti se Rusia përbën më pak se 1% të të ardhurave globale të kompanisë.

Gjiganti amerikan nuk është i pari që pezullon apo mbyll aktivitetet e tij në Rusi. Shumë kompani ndërkombëtare, duke përfshirë Dell, Apple, Nike dhe Adidas, prej kohësh kanë ndërprerë lidhjet me Moskën, duke mbyllur dyqanet ose duke ndaluar shitjet. Është e paqartë nëse punonjësit e prekur nga vendimi do të zhvendosen në zona të tjera të Microsoft, me mundësinë e punës nga distanca.

(Ansa/BalkanWeb)

Microsoft mbyll zyrat në Rusi, lë pa punë rreth 400 punonjës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook