Grupi i PD vendosi të mos nxjerrë kandidat në raundin e tretë, deputetja e Shkodrës del kundër: Duhet një emër

Pd 770x433

Një deputete në radhët e Grupit të Partisë Demokratike kërkon që selia blu të nxjerrë një emër për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit, duke u bërë e para në radhët e PD-së, që e kërkon këtë gjë, pasi grupi demokrat vendosi të mos nxirrte kandidaturë.

Gazetari Osman Stafa raporton për “BalkanWeb” se është deputetja demokrate e Shkodrës, Emilja Koliqi, e cila ka dalë kundër kryetarit të grupit të PD, Enkelejd Alibeaj, dhe deputetëve Gazment Bardhi e Jorida Tabaku, duke thënë se Partia Demokratike duhet të paraqesë një kandidaturë në raundin e tretë.

“Mendoj qe duhet te paraqesim nje kandidature ne raundin e 3”, mësohet të ketë thënë deputetja e Shkodrës në mbledhjen e grupit.

Arena e Lajmit

Grupi i PD vendosi të mos nxjerrë kandidat në raundin e tretë, deputetja e Shkodrës del kundër: Duhet një emër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook