FOTO/ Grabitje me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, si iu mor mjeti luksoz dy vlonjatëve

Audi I Grabitur

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pranë një kolegji mësimor, ku është grabitur një makinë luksoze tip “Audi A7”, ngjyrë e zezë, me vlerë 18 mijë euro.

Grabitja ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar, ku dy persona të armatosur me pistoleta, me kapele dhe maska Covid-i kanë marrë makinën e dy të rinjve vlonjatë.

Siç raporton gazetari Mehmeti, dy të rinjtë kishin shkuar nga Vlora në drejtim të Tiranës, kur kanë ndaluar për të pirë cigare njëri prej tyre.

Një automjet tip “BMW”, me targa italiane, ka kërcënuar një prej të rinjve me armë në kokë, duke i vjedhur makinën. Ndërkohë, shoku i tij ka zbritur nga makina dhe ka kërcënuar sërish shokun tjetër. Menjëherë pas ngjarjes, dy vlonjatët kanë bërë kallëzim në Policinë e Durrësit.

Arena e Lajmit

FOTO/ Grabitje me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, si iu mor mjeti luksoz dy vlonjatëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook