
Rama hap më në fund zarfin dhe zbulon emrin e propozuar nga Partia Socialiste për President të Republikës. Maxhoranca ka propozuar si kandidat për president Bajram Begaj. Bëhet fjalë për shefin aktual të Shtabit të Përgjithshëm.
Rama ka sqaruar se janë përjashtuar menjëherë nga përzgjedhja të gjithë ata emra pjesë e Partisë Socialiste. Ai shtoi se kjo u bë për shkak sepse Partia Socialiste ka qëllim të shkojë përtej vetes dhe t’i japë shqiptarëve një kryetar shteti pa karrierë politike në PS.
“Kemi përmbyllur procesin e emrit që do të çohet në Kuvend për të zgjedhur presidentin. U vunë në dispozicion të gjitha kandidaturat. Janë ndarë kandidaturat në 3 grupe është përjashtuar menjëherë blloku i kandidaturave të propozuara nga brenda grupit parlamentar. Është hequr blloku i kandidaturave që janë që të gjithë gra dhe burra të nderuar por që i përkasin familjes tonë politike dhe që kanë pasur aktivitet politik në PS, sepse e kemi thënë edhe më parë, e diskutuam edhe sot që PS-së i takon që në këtë moment të shohë e të shkojë përtej vetes sepse duhet tu japë shqiptarëve një kryetar shteti që nuk ka një karrierë politike në Partinë Socialiste”, tha kryeministri.
and then