“Klasa politike e rrezikuar”/ Propozimi i mazhorancës për Presidentin, Nazarko: PS është konsultuar me ndërkombëtarët

Bbb

Në rubrikën ‘Opinion’ në News24 , analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se emri i Bajram Begaj, kandidati për president, nuk është thjesht një zgjedhje e improvizuar, duke shtuar se mund të jetë një marrëveshje edhe me aleatët e mëdhenj.

Sipas tij PS duhet të jetë konsultuar, ndërkohë edhe me ndërkombëtaret.

“Jemi në prag të fundit të klasës politike, kur them këtë, them edhe për Ramën që është në prag të fundit. Në Shqipëri ngatërrojnë pushtetin me shtetin.”, tha ai.

Ndër të tjera shtoi se e gjithë klasa politike është e rrezikuar dhe veçanërisht pozita që ka 10 vite që qeveris.

“Elita jonë kombëtare është shumë mbrapa asaj të Enver Hoxhës, është një dekompozim i tërë shoqërisë shqiptare. Kultura ka bërë hapa pas. Kapitalizmin nuk mund ta ndërtosh me metoda komuniste”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×