Dy gola larg pasardhësit të Haland/ Sezoni spektakolar i Vrionit, por 23-vjeçari nuk thyhen dot rekordin e Salihit

Xhakomo Vrioni realizoi një sezon spektakolar në kampionatin austriak me fanellën e Tirolit. 23-vjeçari shqiptar i huazuar nga Juventusi, arriti të realizonte plot 17 gola në kampionat, 2 më pak, se kryesuesi i listës së golashënuesve, Adejemi, i cili është dhe pasardhësi i Haland te Dortmundi.

xhakomo vrioni

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, gjermani do të jetë pjesë e klubit verdhezi, për të zëvendësuar Halandin që ka firmosur me Sitin.

vrioni lista

Për sa i përket Vrionit, pavarësisht numrit të kënaqshëm të golave të realizuar në këtë sezon në kampionatin austriak, futbollisti i Kombëtares shqiptare, nuk arriti të thyente dot rekordin e Salihit, për sa i përket numrit të golave të shënuar brenda një sezoni në Bundesligën austriake, pasi në sezonin 2010-2011, me fanellën e Rapidit të Vienës, Salihi realizoi 18 gola, 1 më shumë se Vrioni.

salihi

Gjithsesi falë talentit dhe nuhatjes që ka, Vrioni, i ka të gjitha premisat që në të ardhmen, të bëjë akoma më mirë, për sa i përket numrit të golave dhe paraqitjeve dinjitozë në fushën e lojës.

Salihi

Arena e Lajmit


Loading…

Dy gola larg pasardhësit të Haland/ Sezoni spektakolar i Vrionit, por 23-vjeçari nuk thyhen dot rekordin e Salihit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook