Ky sezon dukej sikur ishte ai i duhuri për Napolin për të synuar dhe fituar titullin kampion, por 6-7 javë nga fundi, papritur ajo makineri perfekte ngeci dhe u rindez me vonesë, kur Milani dhe Interi pas disa gabimesh të njëpasnjëshme rimorën veten. Dhe të gjitha këto pengje nuk i ka kapërdirë ende Amir Rrahmani, ish-qendërmbrojtësi i Partizanit dhe i Kombëtares së Kosovës:
“Ndoshta fati na u kthye kundër në momentin tonë më të mirë. Sepse ndryshe është e pashpjegueshme se si arritëm që të humbim me Milanin, në një ndeshje ku ata nuk na goditën asnjëherë në portë, deri në momentin e golit. Zero rreziqe në pjesën e parë, fat i keq për ne në të dytën.
Na vjen keq, sepse jam i sigurt se nëse do të kishim fituar edhe në atë takim, pa dyshim që do të ishim edhe ne që të shpresonim titullin në javën e fundit”, tha mbrojtësi i Napolit.
Arena e Lajmit

Loading…