
Analisti Artur Zheji në emisionin “Kjo Javë” në News24, duke folur për kandidatin për President gjeneral major Bajram Begaj, tha se kryeministrit Edi Rama “i ka ecur me ushtarakët”.
“Sigurisht nuk është figurë politike, partiake… Ramës i ka ecur me ushtarakët në përgjithësi, duke pasur parasysh karrierën e zotit Lleshaj, statura e një ushtaraku gjithsesi plotëson disa kritere, por karriera e tij modeste”, tha Zheji.
Më tej, duke komentuar edhe dy emrat e tjerë që u përfolën se mund të ishin kandidatë për president, Ardian Dvoranin dhe Majlinda Bregun, tha: Në rastin e Dvoranit, mendoj se personaliteti i tij ka qenë shumë kompleks, dhe Bregu, ndoshta ka pasur një koeficient paparashikueshmërie, ndërsa tek Begaj jo.