Video/ Pas debatit me Nikollën, Berisha lë sallën e Kuvendit dhe i drejtohet mediave: Po votohet në shkelje flagrante

Rama2

Pas largimit nga salla e Kuvendit ku po votohet për kandidatin për Presidentin e ri, kreu i PD Sali Berisha ka folur para gazetarëve.

Berisha tha se po votohet në shkelje flagrante, duke thënë se kandidati për President Bajram Begaj,  nis udhën duke shkelmuar me “dy këmbët kushtetutën pasi kandidon për si Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë shqiptare”.

“Në Parlamentin e Shqipërisë po kryhet një dhunim i shëmtuar i Kushtetutës së vendit, një akt antikushtetues. Votohet në shkelje flagrante të Kushtetutës për President Republike njeriu që kalon nga karrigia e Shefit të Shtabit në karrigen e kreut të shtetit, duke shkelur në mënyrën më të hapur nenin 167 të Kushtetutës, nen sipas të cilit ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet as dhe nuk mund të zgjidhet në organe apo pushtete të tjera, përveç detyrave të ushtrisë.

Kandidati që votohet sot nis udhën e tij duke shkelmuar me të dyja këmbët Kushtetutën, pasi ai kandidon për president si shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare. Pretendimi se ai dha dorëheqjen ka zero vlerë për arsye se për ushtarakun, jo tërheqja, por miratimi dhe lirimi i tij nga detyra nga Komandanti i Përgjithshëm është rruga që e çliron atë nga obligimet ushtarake. Pra, akti i dorëheqjes së tij është tërësisht i pavlerë”, tha Berisha.

 

Video/ Pas debatit me Nikollën, Berisha lë sallën e Kuvendit dhe i drejtohet mediave: Po votohet në shkelje flagrante

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook