Meta sqaron se pse e firmosi nga Stambolli dekretin për lirimin e Begajt: Mund të digjej raundi i katërt

Whatsapp Image 2022 06 06 At 9.32.22 Pm

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar sërish se pse e firmosi dekretin e lirimit nga detyra e shefit të shtabit të Përgjithshëm të Bajram Begajt, që sot është kreu i ri i shtetit.

Meta tha se nëse ai nuk firmoste, mund të digjen raundi i katërt.

“Nëse keni rezerva për aspektin kushtetues, e çoni në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën Administative, e çoni dhe në Gjykatën Europiane. Unë u vendosa në atë situatë. Jo se e zgjodha unë, por mendova se kjo është rruga më e mirë kushtetuese, ligjore, administrative, pasi mund të sillte dështim të raundit të katërt dhe vijim te një raund i 5 që ishte i panevojshëm. S’e Rama sillet në mënyrë të papërgjegjshme kjo s’do të thotë që mos të sillem në mënyrë të përgjegjshme. Dekreti u bë në Tiranë, por u firmos atje. Dekreti është institucion i Shqipërisë. Unë do hy në histori? Se doni ju mo?! Për çfarë. Kënaqësi e madhe, përpiquni t’i shërbeni kësaj çështje të madhe se ky është problemi.”, tha Meta sot në Syri.tv.

Meta sqaron se pse e firmosi nga Stambolli dekretin për lirimin e Begajt: Mund të digjej raundi i katërt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook