FOTO/ Interi përgatit revolucionin me merkato “low cost”, ja formacioni i mundshëm i zikaltërve me Dibalën

Interi i sezonit të ardhshëm mund të jetë ndryshe nga emrat e këtij sezoni.

INTER 1

Me Alesandro Bastonin dhe Stefan De Vraj që mund të sakrifikohen nga drejtuesit zikaltër, pritet një revolucion i ri me blerje “low cost” në mesfushë dhe sulm.

Në mendjen e Bepe Marotës janë Bremer, Milenkoviç, Mikitarjan, Bernardeski dhe Dibala.

E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” ka publikuar formacionin e mundshëm të Interit të ri të sezonit të ardhshëm.

Portën do ta mbrojë Andre Onana. Në mbrojtjen me tre janë Skriniar, De Vraj, Bastoni me dy objektivat e merkatos, Bremer dhe Milenkoviç që mund t’i zëvendësojnë.

Në mesfushën e përbërë me 5, nga e djathta në të majtë, Dumfris, Barela, Brozoviç, Çalhanollu, Gosens, me dy objektivat e tjerë Mikitarjan dhe Bernardeski.

Në sulm tango argjentinase Dibala-Lautaro Martinez.

IN

– Arena e Lajmit


Loading…

FOTO/ Interi përgatit revolucionin me merkato “low cost”, ja formacioni i mundshëm i zikaltërve me Dibalën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook