Fidel Ylli sulmon Dukën: Ka 5 vite që nuk paguan kuotat. Folën budallallëqe dhe broçkulla që të prishnin Asamblenë

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, ka akuzuar presidentin e FSHF-së, Armand Duka, se tentoi të prishte Asamblenë e KOSSH që u zhvillua dy ditë më parë. Duke folur në emisionin “Sport Zone”, ai denoncoi tentativën e dështuar të përfaqësuesit të FSHF, Envi Hicka, për të ndalur zhvillimin e Asamblesë, teksa kujtoi se institucioni i futbollit në teori kishte humbur të drejtën të ishte pjesë e saj meqë nuk paguante kuotat e anëtarësimit prej 5 vitesh.

ylli duka

“Në Asamblenë e KOKSH, nuk është se kishte replika, ishin debate që ishin konsumuar muaj më përpara. FSHF na tha se do të marrë pjesë në Asamble, ku do të marrin pjesë presidenti Armand Duka dhe avokati Envi Hicka.

Në të njëjtën kohë, FSHF nuk kthente përgjigje, kur ne i thoshim që kanë sjellë një aplikim dhe duhet të bënin disa dokumente që janë në procedurë për t’u bërë. FSHF ka 5 vite që nuk paguan kuotat dhe ka një pikë, që një Federatë që nuk paguan kuotat, humb të drejtën që të jetë pjesë e KOKSH.

Avokatit Hicka, i thashë që mund të marrë pjesë dhe e mora vetë riskun, në një kohë që nuk duhet ta lejonin që te dera. Hicka foli budallallëqe dhe të pavërteta. E lamë të flasë, por po fliste broçkulla. Nuk mund të gënjente Asamblenë. Tha që CAS-in e kemi bërë me një nivel, ndërkohë që është me dy nivele. Kishte ardhur i papërgatitur. Shkel rregullat që ka vendosur Asambleja dhe vjen aty e na jep mend.

Futbolli është një federatë si të gjitha të tjerat. Nuk i mat me peshë specifike. Nëse futbolli nuk respekton rregullat e vendosura nga Asambleja, nuk do të marrë pjesë aty. Avokati kishte qëllim të prishte Asamblenë. Futbolli të respektojë rregullat dhe do të marri pjesë aty. Duka nëse nuk respekton rregullat, nuk e lejon njeri në UEFA”, tha Ylli.

Arena e Lajmit


Loading…

Fidel Ylli sulmon Dukën: Ka 5 vite që nuk paguan kuotat. Folën budallallëqe dhe broçkulla që të prishnin Asamblenë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook