Dita e katërt e zjarrit në Tërbun të Pukës / Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me pisha, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Masivi pyjor i Tërbunit në Pukë vijon të jetë nën pushtetin e flakëve për të katërtën ditë radhazi, ndërsa situata po përkeqësohet me shpejtësi.

Flakët kanë marrë një shtrirje të madhe në të gjithë perimetrin e masivit pyjor, të favorizuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta. Terreni i thyer malor dhe mungesa e rrugëve kaluese kanë bërë të pamundur ndërhyrjen efikase të mjeteve zjarrfikëse nga toka, duke lënë efektivët dhe shërbimin pyjor të operojnë kryesisht me mjete rrethanore.

Si pasojë e përhapjes së papenguar të zjarrit, sipërfaqe të tëra me pisha dhe bimësi të dendur janë shkrumbuar plotësisht. Për shkak të pamundësisë për ta izoluar vatrën nga toka, autoritetet vendore dhe banorët e zonës bëjnë thirrje urgjente për ndërhyrje nga ajri me helikopterë, si e vetmja mundësi për të vënë situatën nën kontroll përpara se dëmi mjedisor të përmasa edhe më të mëdha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×