“Me garë pa garë jeni të humbur”, Boçi i përgjigjet Spiropalit: Askush s’ka të drejtë të përmendë emrat e deputetëve të PD! Jeni në garë vetëm për të vjedhur

Luciano Boci

Deputeti Luçiano Boçi i është kundërpërgjigjur ministres Elisa Spiropali në debatin e zhvilluar seancën e sotme në Kuvend.

Drejtuar opozitës, Spiropali tha se tashmë janë bërë për të qeshur dhe se për të qarë ishin në kohën kur qeverisnin.

Nga ana e tij, Luçiano Boçi u shpreh se askush nuk ka të drejtë të përmendë emrat e deputetëve të PD, duke shtuar se mazhoranca e vetmja gjë që ka bërë është gara për të vjedhur.

Spiropali: Ç’punë kam unë me hijen e tij. Me garë pa garë. Me vota pa vota gaz i dashur ju jeni të humbur dhe kaq është puna juaj. Se je në garë me Agronin apo ti në garë me Joridën, kjo i bën për të qeshur të gjithë sepse për të qarë i bënit në kohë kur qeverisnit.

Boçi: S’ka të drejtë të përmendë emrat e deputetëve të PD. Ne do vazhdojmë konkurrencën politike ju do vazhdoni garën për të vjedhur. Sa më shumë vazhdoni vidhni, bravo ju qoftë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×