Berisha nxjerr videon pak orë nga protesta e thirrur nga PD, ja çfarë ndodhi gjatë natës para Kryeministrisë

1

Teksa nuk na ndajnë shumë orë nga nisja e protestës së thirrur nga Partia Demokratike, qeveria po merr masa për t’iu paraprirë çdo ekskalimi të tubimit.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili ka thirrur edhe protestën e sotme që do të nisë në orën 19:00 ka publikuar një video ku shihen disa punonjës që po punojnë për ‘fortifikimin’ e Kryeministrisë. Siç shihet edhe nga pamjet në fjalë, po punohet për mbrojtjen e fasadës para hyrjes së Kryeministrisë, e cila është rrethuar dhe salduar me një shtresë për ta mbrojtur nga goditjet, nëse do të ketë.

“Qytetari ka një pyetje per Edvinin! sb”, shkruan Berisha ndërkohë që në video dëgjohet zëri i një personi që thotë: “Ku kanë dalë fondet për këtë lloj blindimi te Kryeministrisë?”.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×