Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe është nisur drejt sheshit para kryeministrisë për t’iu bashkuar protestuesve.
Berisha mbërriti në seli rreth orës 18:45, ndërsa u prit me thirrjet: “O Sali, o hero”.
Më herët në seli bashkë me Berishën ndodhej edhe pjesa më e madhe e deputetëve, ndërsa sipas gazetarit Osman Stafa ata që po merren me organizimet e fundit janë deputeti Belind Këlliçi, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe nënkryetari Luçiano Boçi.