FOTO/ Nga “flirtimi” në Instagram te pushimet në Majemi, Vinisius në lidhje me aktoren që përflitej me Benzemanë?

Futbollisti brazilian Vinisius Zhunior e ka treguar shpesh publikisht pëlqimin për aktoren e serialit “Elite”, Ester Ekspoztio.

Braziliani i komenton shpesh aktores në fotot e saj në rrjetin social Instagram, duke ndezur kështu dyshime rreth raportit të tyre.

Një detaj që fansat kanë vënë re se fundmi është edhe fakti se dyshja aktualisht ndodhen në Miami.

Dyshimet përforcohen më shumë pasi aktorja ka postuar në Instagram një foto në të cilën shfaqet me shami dhe ka si lokacion “Miami”. Vëmendje ka marrë edhe komenti i futbollsitit me emoji-t “ 🤍😍”.

Aktorja është një fenomen i vërtetë global, prandaj numëron 29 milionë ndjekës të cilët e kanë kuptuar me shumë lehtësi se të dy janë në të njëjtin qytet. Pavarësisht se asgjë nuk është e konfirmuar rreth raportit të tyre, është e qartë se fansat e të dy personazheve të famshëm janë mjaft të emocionuar për këtë.

Gjithashtu, aktorja e famshme përflitej disa kohë më parë se ishte në një lidhje me futbollistin tjetër të Realit të Madridit, Karim Benzema.

ester-exposito-benzema

Arena e Lajmit


Loading…

FOTO/ Nga “flirtimi” në Instagram te pushimet në Majemi, Vinisius në lidhje me aktoren që përflitej me Benzemanë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook