“Jam 1 milion përqind i pastër”, Meta flet për përfshirjen e emrit të tij si bashkëpunëtor i ish-sigurimit: Do mbajnë përgjegjësi, e di burimin e kësaj intrige

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar sot në një konferencë para gazetarëve se Autoriteti i Dosjeve do të mbajë përgjegjësi për përfshirjen emrit të tij si bashkëpunëtor i ish-sigurimit.

Ai tha ky është një akt i orkestruar dhe se i di autorët, teksa shtoi se bëhet për të hequr vëmendjen nga vjedhjet dhe skandalet e qeverisë.

Ilir Meta:

Absolutisht që Partia e Lirisë është në krye të betejës për të shembur këtë sistem të kalbur të shantazhit që bëhet jo në emër të kujdesit për të kaluarën, por bëhet me metodat më të shëmtuara të ish-sigurimit për të spostuar vëmendjen nga grabitjet e llahtarshme dhe nga dështimet katastrofike të qeverisjes së vendit dhe për të mbajtur në shantazh deputetë, politikanë, biznesmenë, etj.

Mund t’ju them që është një përgjegjësi e madhe e autoritet të konfirmuar si i manipulimit kriminal të dosjeve që po përmenden emra në publik, të cilët dikur kanë qenë 19 vjeç dhe sot i kanë nga 20 vjeç fëmijët e tyre. Autoriteti i Dosjeve jo vetëm duhet të zbatojë ligjin, por të kujdeset të moslëndohen viktimat e asaj periudhe.

Autoriteti i Dosjeve e di se jo vetëm Ilir Rexhep Meta s’ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit se është e provuar në 1996, në kohën e të madhërishmit Berisha e në komisione, por ata e dinë kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret sepse ndodhet në dy dosje.

Ashtu sikurse ata që kanë orkestruar këtë skenar e dinë që Ilir meta s’ka jetuar në konvikt e s’ka pasur mundësi të spiunojë ndonjë shok në konvikt, sepse Ilir Meta edhe i ndjekuri, që është ndaluar dhe kërcënuar nga Sigurimi i Shtetit, këtë çështje nuk e ka diskutuar asnjëherë me Ilir Metën sepse s’kishte në plan Meta të arratisej në atë kohë, por të dilte me 10 dhe të qëndronte pedagog në fakultet.
Ata të Dosjeve do të mbajnë përgjegjësi për sjelljen e rëndë që kanë bërë dhe në atë shkresë të turpshme që i kanë dërguar Kuvendit dhe do mbajnë përgjegjësi individuale personat e përfshirë, ish-xhelatë të Sigurimit të Shtetit e me radhë. Dosja e kishte shumë të lehtë nëse kishte indicie, sepse Ilir meta në çdo rast, ka firmosur një kërkesë për t’u verifikuar dhe ka bërë të qartë që s’ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe nëse Dosjes i dilte një fakt tjetër kishte të drejtë të padiste.

Ky rast tregon sesa kriminale është banda në pushtet, jo vetëm aq kriminale sa një djalë i ri në pandemi del të blejë cigare dhe e vrasin dhe më pas ia lënë fajin viktimës.

Ata do mbajnë përgjegjësi ligjore për këtë çështjeje dhe po studiohet. Jam 1 mln përqind i pastër, e dinë shumë mirë këtë gjë, e dinë historinë. E di burimin e kësaj intrige për të manipuluar opinionin publik.

 

 

“Jam 1 milion përqind i pastër”, Meta flet për përfshirjen e emrit të tij si bashkëpunëtor i ish-sigurimit: Do mbajnë përgjegjësi, e di burimin e kësaj intrige

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook