
Neymar duket se po shijon një nga rolet më të rëndësishme jashtë fushës së futbollit: atë të babait.
Ylli brazilian, i cili mund të ketë zhvilluar paraqitjen e tij të fundit me kombëtaren e Brazilit, është shfaqur në një moment të veçantë familjar, duke marrë pjesë në një orë baleti së bashku me vajzën e tij.
Bashkëshortja e Neymar, Bruna Biancardi, publikoi në Instagram një video ku futbollisti shihet duke iu bashkuar vajzës së tij gjatë orës së baletit.
Neymar nuk u mjaftua vetëm me shikimin nga jashtë, por iu bashkua edhe baballarëve të tjerë në kërcim, duke krijuar një moment të veçantë dhe argëtues.
Ndërsa e ardhmja e tij në futboll mbetet e pasigurt, Neymar duket se po shijon gjithnjë e më shumë jetën familjare dhe kohën pranë fëmijëve të tij.
and then