ZYRTARE/ Ishin së bashku pjesë e Egnatias, Zekerija Ramadani transferon mbrojtësin 26-vjeçar te Gjilani

Besart Krivanjeva ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.

KRIVANJEVA

Mbrojtësi është prezantuar zyrtarisht si blerja e re e Gjilanit në Superligën e Kosovës.

26-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare teksa do ta mbajë të lidhur në Gjilan për të paktën deri në vitin 2024.

Krivanjeva do të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit Zekerija Ramadani, ku ishin të dy pjesë e Egnatias sezonin e kaluar në Kategorinë Superiore.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka mbajtur veshur gjithashtu fanellat e skuadrave të dy skuadrave në Maqedoninë e Veriut, Shkupit dhe Metalurgut.

kr

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË GJILANIT –

“𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besart Krivanjeva.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

26 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Besartit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.

Zyra për shtyp

21 Qershor, 2022″

– Arena e Lajmit


Loading…

ZYRTARE/ Ishin së bashku pjesë e Egnatias, Zekerija Ramadani transferon mbrojtësin 26-vjeçar te Gjilani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook