Kryerja e marrëdhënieve seksuale jashtëmartesore në Katar gjatë Kupës së Botës mund t’i kushtojë dënim deri në 7 vite burg.
Komiteti Suprem i Katarit the se: “Jemi vend shumë konservator dhe shfaqja publike e dashurisë është e neveritshme, pavarësisht orientimit seksual.”
Nëse tifozët e klubeze sportive duan të bëjnë seks jashtëmartesor, do përballen me pasoja.
“Seksi është jashtë ‘menusë’, vetëm nëse jeni çift bashkëshortësh”, tha një burgim policor për Daily Star.
Më pas shtoi: “Nuk do ketë festa. Të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, vetëm nëse duan të rrezikojnë të përfundojnë në burg. Ndalohet seksi gjatë Kupës së Botës për këtë vit, për herë të parë. Tifozët duhet të përgatiten.”
Seksi jashtë martesës dhe homoseksualiteti janë të paligjshme në Katar, ku do të mbahet turneu, dhe kushdo që thyen rregullat dënohet me burgim deri në shtatë vjet.
FIFA ka thënë se “të gjithë janë të mirëpritur” në turne, por ka një shqetësim në rritje që nuk është kështu.
Ka raportime se disa tifozëve me mbiemra të ndryshëm u ndalohet të rezerojnë në hotel, sidomos në dhoma të përbashkëta.
Nasser al-Khater, shefi ekzekutiv i Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar tha: “Siguria dhe siguria e çdo tifozi është me rëndësi të madhe për ne. Por shfaqjet publike të dashurisë janë të neveritshme, nuk është pjesë e kulturës sonë dhe kjo vlen për të gjithë.”

Loading…