“Çmimi i naftës ka rënë kudo, por jo këtu”, Meta i bën një premtim shqiptarëve: Rama do përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë

Ilir Meta6

Kryetari i Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për çmimin e naftës në vend, duke u shprehur se çmimi i naftës ka rënë kudo, por vetën në vendin tonë jo.

Gjatë fjalës së tij Meta theksoi se shumë shpejt kryeministri Edi Rama do ta mësojë së kush është populli i Shqipërisë.

“Rama do ta mësojë shumë mirë dhe shumë shpejt se kush është populli i Shqipërisë. Do përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë. Ky është një premtim”, tha më tej Meta.

Pyetje: Deklarata e Biden për çmimin e naftës? A mendoi se ka ardhur koha që bordet të shpërbëhen?

Meta: Kryeoligarku Edi Rama tek këto çmime dhe këto lojëra që bën me naftën është përfituesi kryesor. Bordi u shpik për të thënë që po kujdesemi dhe për të bërë lajme. E dimë që t gjitha i vendos Edi Rama siç i thonë shërbëtorët e tij dhe përfituesi më i madh është Edi Rama.

Çmimi ka rënë në të gjithë botën, por këtu nuk ka s’di të bjerë dhe rruga është shporrja e kësaj qeverie të pashpirt që mendon se duke varfëruar shqiptarët do t’i bëjë të nënshtruar, por ka akumuluar një urrejtje të jashtëzakonshme që ka nisur të derdhet rrugëve të Tiranës.

/vijon…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×