Juventusi duket shumë pranë Anhel Di Marias, me sulmuesin argjentinas që është gati të transferohet në Torino në orët e ardhshme.
Sipas raportimeve nga “Sport Mediaset”, bardhezinjtë kanë gjetur akordin me lojtarin për një kontratë 1- vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër, me anë të së cilës 34-vjeçari do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.
Këmbëngulja e bardhezinjve ka qenë deçizive në arritjen e kësaj marrëveshje, me Di Marian që pritet kështu të vendoset në urdhrat e Maks Alegrit në ditët e ardhshme.
Arena e Lajmit
Loading…