Barazimi ndaj Laçit, trajneri i Elbasanit: Duhet të përmirësohemi!

Tekniku i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç analizoi barazimin 1-1 ndaj Laçit.

“Në 10 minutat e fundit, Laçi ishte më konkret. Ne ishim mirë 80 minuta, pastaj ishim të lodhur, patëm problem edhe me Gjinin, ishte i bllokuar, ishim si me 10 lojtarë. Pas golit të parë, duhet të shënonim edhe të dytin, për të fituar ndeshjen. Laçi është kundërshtar i fortë në shtëpi. Nuk jemi të kënaqur me 1 pikë, por nuk jemi as të mërzitur.

Është e vështirë, kemi shumë lojtarë të afruar në merkato, sot ishte ndeshje e parë e kampionatit. Jam i sigurt që jave pas jave do të bëjmë më mirë.

Ishim afër fitores së ndeshjes. 5 minuta nga fundi ishim në avantazh. Ky është futbolli, ne duhet ta pranojmë, nuk kemi tjetër rrugë, do të mendojmë për javën tjetër”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×