E ardhmja e Vedat Muriqit te Lacio është një çështje e cila mbetet ende e gjitha për t’u vendosur, me sulmuesin e Kosovës, i cili në rast largimi gjatë kësaj merkatoje do të dëmtonte rëndë financat e klubit.
Kjo situatë vjen si pasojë e një rregulli të quajtur “Dekreti i Rritjes” në të cilin qartësohet se në rast se një futbollist largohet nga një klub i Serisë A në të cilin nuk i kalon dy vite të plota si pjesë e skuadrës atëherë, klubi është i detyruar të dorëzojë në federatë diferencën e milionave të përfituara nga shitja e tij.
Në këtë situatë Lacio po i shqyrton mirë mundësitë për të ardhmen e 28-vjeçarit, me klubin italian që po shpreson ta shesë gjatë merkatos së janarit atëherë kur rregulli i dekretit të jetë shfuqizuar si pasojë e kohës që sulmuesi ka kaluar si pjesë e Lacios.
Arena e Lajmit

Loading…