“Janë në gjendje të…”, Peleshi tregon se si është gjendja e ushtarëve të lënduar nga sulmi i rusëve në Gramsh: Shumë shpejt do të kemi rezultatet!

300627973 632399061578141 2793182731844704878 N

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka bërë me dije se dy ushtarët e sulmuar dje në uzinën e armëve në Gramsh janë në gjendje të mirë.

Me anë të një statusi në Facebook, pas vizitës në spital, Peleshi u shpreh se të gjitha institucionet po punojnë dhe shumë shpejt do të kemi rezultatet e një hetimi më të plotë

Postimi:
Dy ushtarakët e lënduar një ditë më parë në incidentin e ndodhur në Uzinën ushtarake të Gramshit janë në gjendje të mirë dhe pritet që sot të lënë spitalin. I vizitova ata dhe u shpreha falenderimin tim dhe të qeverisë për reagimin e shpejtë dhe zbatimin pikë për pikë të ligjit ushtarak. Të gjitha institucionet që nga Agjencia së Sigurisë dhe Inteligjencës së Mbrojtjes, Policia Ushtarake, Antiterrori, SHISH, Policia e Shtetit, prokuroria po punojnë dhe shumë shpejt do të kemi rezultatet e një hetimi më të plotë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×