Aksioni i paligjshëm në ‘Prestige Resort’/ Deputetja e PD, Bakiu: Po shkelet fjala dhe mendimi i lirë, kambanë alarmi për të gjitha mediat

Dhurata Baku

Deputetja e PD, Merita Bakiu nga ‘Prestige Resort’ deklaroi se me këtë aksion të paligjshëm po shkelet fjala dhe mendimi i lirë.

Bakiu tha për News24 se ky sulm është kambanë alarmi për të gjitha mediat dhe një imazh i keq për turizmin.

“Po shkelet fjala dhe mendimi i lirë. Ky sulm është kambanë alarmi për të gjitha mediat. Qëllimi i sulmit ishte për t’i dhënë mesazh të gjitha mediave se nuk duhet të bëjnë denoncime për afërt e qeverisë, por të ndërrojnë linjën e lajmeve. Ato që janë dështime, t’i japim si arritje. Shqipëria ka një rrezus të madh për turizmin, dhe pasi doli COVID, turizmi u godit dhe nisi të ngrihej më pas. Ky është një sulm për të dhënë imazh kundër turizmit dhe të bizneseve që duan të bëjnë biznes.”, tha deputetja.

Arena e Lajmit

Aksioni i paligjshëm në ‘Prestige Resort’/ Deputetja e PD, Bakiu: Po shkelet fjala dhe mendimi i lirë, kambanë alarmi për të gjitha mediat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook