“Hakmarrje! Liria e sipërmarrjes është shumë e kërcënuar”, Meta thirrje qytetarëve pas sulmit në ‘Prestige Resort’: Të bëhemi bashkë për të përzënë regjimin

Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për sulmin e paligjshëm ndaj Prestige Resort, ku prej 4 ditësh fadromat e IKMT-së shembin padrejtësisht pishinat dhe pistën.

Në një konferencë për mediat, Meta i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për të përzënë këtë regjim.

“Unë besoj se ky sulm terrorist kundër një resorti prestigjioz me një traditë 25 vjeçare në vend, që ka qenë me leje, nuk është asgjë veç se tregues i dëshpërimit të thellë të Edi Ramës dhe tmerrit që ka nga mediat, nga pavarësia dhe liria e tyre.

Është hakmarrje e qartë. Për këtë arsyeje, për vijën editoriale të mediave, një rekord i zi i dhunës dhe represionit ndaj lirisë së medias që do të nxijë imazhin e vendit. duhet të bashkohemi sa më parë për të përzënë një regjim që bën terror në kulmin e sezonit, duke dëmtuar jo vetëm qetësinë e tyre, dhe tregon shumë qartë se liria e sipërmarrjes në Shqipëri është shumë e kërcënuar. Duhet të bashkohemi për të garantuar lirinë.”, tha Meta.

“Hakmarrje! Liria e sipërmarrjes është shumë e kërcënuar”, Meta thirrje qytetarëve pas sulmit në ‘Prestige Resort’: Të bëhemi bashkë për të përzënë regjimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook