‘Pusht-et, një pusht”, Grida Duma reagim të fortë kundër shembjes së Prestige Resort: Matrapiku, gjuha e ‘të fortit’. Kur News24 nisi të sulmojë drejtorucët, e dija se…

Grida Duma

Grida Duma ka dënuar ashpër sulmin ndaj ‘Prestige Resort’.

Duke ofruar mbështetjen e saj Prestige dhe medias së lirë, Duma tha për News24 se kjo është gjuha e ‘të fortëve’.

“Fatmirësisht unë erdha nga ana e bukur e Resortit. Është e paimagjinueshme që të dëgjohet matrapiku, po përdoret gjuha e të fortit. Këtu në vend që të ishte forca e shembullit, investimit, është duke u përballur shembulli me forcë ne një pushteti, që nuk dua ta perifrazojë. Në shpjegimin e gjuhës është Pusht –et. Një pusht. Arsyeja që jam këtu, apo goditja e një betoni këtu. Por vijë nga zona e Durrësit ku ai më i varfëri beton, ka varrosur arkeologjinë.

Ky lloj pushteti ka varrosur jo vetëm këtë që vjen, por atraksionin kulturor, siç është Veleria. Më vjen shumë mirë se qytetaret e kuptojnë. Ai ka problem që ta nisë zinxhirin e krimit që këtu. Median jo vetëm që do ta mbrojmë, por do ta mbajnë si çështjeje tonën. Opozitarizmi i News, BalkanWeb, Panoramës, u ngriu duke sulmuar drejtorucët, ku me një pamje që shfaqej në News, fshihnin luksin. Kur Neës nisi kështu, e kuptoja qartazi që situata nuk do të ishte e njëjtë.”, tha Duma.

Kujtojmë se deputetë të opozitës, Grida Duma, Saimir Koreshi, Ervin Salianji, Flutura Açka, Ferdinand Xhaferaj kanë qenë të pranishëm për të ofruar mbështetjen e tyre për ‘Prestige Resort’.

Arena e Lajmit

‘Pusht-et, një pusht”, Grida Duma reagim të fortë kundër shembjes së Prestige Resort: Matrapiku, gjuha e ‘të fortit’. Kur News24 nisi të sulmojë drejtorucët, e dija se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook