
Kryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, në fjalën e tij në Kuvend, u shpreh se salla e Kuvendit është përdhosur, referuar votimit pa përfunduar diskutimi.
Ai u shpreh se kryeministri është demagog, ndërsa shtoi se fytyra e mjerë e Kuvendit, është fytyra e vërtetë e kësaj qeverisje.
“Salla e Kuvendit është përdhosur. Po shkelet rregullorja dhe ligjet. Në Kuvend mbizotëron ‘Kap ça t’kapësh’. Qeveria ka vetëm një princip, të rrëmbejë gjithçka. Rama përpiqet të shesë hiçin për diç, është një demagog”, tha ai.
Ndërkohë për paketën sociale, ai u shpreh se dy paketat e ndërmarra nga kjo qeveri, të bëra bashkë, bëjnë 100 milion euro, ndërkohë që në një vit 120 mln euro paguhen vetëm për koncesione.
“Dinë edhe të gënjejnë. Një paketë e turpshme, Kosova është pasqyra e kësaj pakete,
Të dyja të marra bashkë bëjnë 100 mln euro. 120 në vit paguhen vetëm për koncesione e PPP.
kanë realizuar të ardhura por me çfraë, nga çmimet kanë ardhur. Marrin qindra milion dhe në vend ti ndajnë me shqiptarët, për ta ska. Dërrmohen shqiptarë të paguajnë vajin e sheqerin që të paguajnë borxhin këta.