
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi nëpërmjet një analize të gjatë të postuar në rrjetin social Facebook paralajmëron se një luftë e re ekonomike po përfshin botën mbarë, duke mos lënë mangët as Shqipërinë.
Sipas ish-deputetit demokrat kriza energjetike dhe inflacioni i rritur me shifra rekord, kanë nisur të mbyllin fabrika dhe kompani të mëdha në sektorin e prodhimeve dhe hidrokarbureve.
Halimi thekson se në Shqipëri korporatat dhe njerëzit nuk janë në dijeni të “cunamit” ekonomik që po vjen, pasi qeveria nuk i ka informuar për rrezikun, në mënyrë që të përgatiten, ndërsa shton se duhet një plan masash konkret.
POSTIMI I HALIMIT:
👉 Kriza energjetike në Evropë, ka filluar të mbyllë fabrikat një nga një. Efektet e luftës ekonomike po ndihen çdo ditë e më shumë!
👉 Edhe në Shqipëri, disa nga uzinat e shkrirjes dhe prodhimit, kanë ndalur aktivitetin e tyre, si rrjedhojë çmimit të lartë të energjisë.
⚠️ Megjithatë, në mediat tona, rrallëherë gjen lajme të asaj që po ndodh, pasi propaganda dhe kronika janë në vend të parë!
✅ Si një kompani që jemi të lidhur me korporatat në fushat e metaleve, energjisë, hidrokabureve dhe naftës, informacionin e mbledhur ditëve të fundit dua ta ndaj me lexuesit! 👇
⚠️ Vlerësohet se, afërsisht gjysma e fabrikave të aluminit dhe zinkut në Evropë janë mbyllur në këtë fillim shtatori!
Silja Pieh, Përgjegjës për Strategjitë, e prodhuesit të makinave luksoze Audi AG, tha, duke përmendur xhamin si shembull se: “Ndërprerja e gazit nga Rusia në Gjermani do të shkaktojë një krizë të re të pjesëve. Jemi në mes të një krize!”
Në Shqipëri ende nuk ka lajme për “cunamin” ekonomik që po vjen! Por Korporatat duhet të marrin vendimet për atë po vjen! Të punësuarit, konsumatorët, duhet të përgatiten! Fermerët duhet të informohen! Shteti duhet të ketë një plan masash për këto që po ndodhin dhe ato që do të ndodhin!
Informacioni në këto kohë të luftës ekonomike që po ndodh rreth nesh është tejet i rëndësishëm!
and then