
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se aksioni për shembjen e shtesave pa leje do të shtrihen në të gjithë vendin.
Mes të tjerash ai u justifikua se kultura e ligjit nuk bëhet brenda ditës.
“Nëse merr përsipër të bësh një punë, përpiqesh që të bësh gjëra, atëherë ka baltë për ty sa të duash. Kam dëgjuar disa këto ditë që thonë; ‘po ato pallate s’u bënë brenda ditës”. Sigurisht s’u bënë. “Aty i kishit, apo ju prishën pazaret”. As pallatet s’u bënë brenda ditës dhe as kultura e ligjit s’u bë brenda ditës. Kur ne e nisëm këtë rrugë dhe kur filluam t’i vëmë fre ndërtimeve pa leje, në Tiranë s’kishte asnjë pallat të vetëm pa shtesa. Këto raste flagrante, sidoqoftë janë pak. Janë raste flagrante, karshillëku ndaj të gjithëve. Ne nuk mund të mos lejojmë dhe të shembim ndërtime pa leje në fshat, apo të njerëzve që sidoqoftë që si bëjnë për t’i shituar apo fituar, por të lejojmë këtë pasanikë të jenë pa kufij në përpjekje për të bërë më shumë, duke rënë në qafë. S’ka pazar të prishur se po të ishte për pazar, (qesh), gjysmat e pallateve do ishin gati t’i jepnin që të mos binin në kthetrat e operacionit. Për ata që duan të dëgjojnë, ky është përgjigje ndaj atyre që më akuzojnë për ndarje të fitimeve me përqindje.
Këta shtrihen sa në det, sa në rrugë, sa në mes të kryeqytetit. Nga ana tjetër, është me rëndësi që mos të harrojmë se kjo nuk është histori shqiptare. Për ne është histori e re, kjo është histori e shkurtër. Italia, Spanja, Greqia po e po, kanë vuajtur me dekada këto gjëra. Ky është operacion që do të shtrihet në gjithë Shqipërinë. Ka zona të tjera, në bregdet, ku ka shumë punë për të bërë. Ajo që keni parë nuk vetëm fillimi i një procesi. Operacioni ynë ka nisur para sezonit, ka rifilluar tani dhe do shtrihet, mbi të gjithë ata që kanë vazhduar babëzisht. Të njëjtën gjë do bëjmë me hotelet, apo qendrat e biznesit. Në gjithë këtë metër katror, populli do marrë pjesën e vetë. Ata që janë përgjegjës, ata shefa komisariate, që në zonat e të cilëve është me e lehtë të kapësh një katnar Tirone si puna ime, mua s’më kanë kapur se e kam 100% me leje, ndërkohë në zona ku ndërtohen kate apo metra, nuk shkon askush. Është detyra e Policisë së Shtetit në radhë të parë. Ajo që është fatkeqësi është se persona të implikuar dhe me bekim të shefave të komisariateve.”, tha ai.
and then