Gjatë një hulumtimi në faqen zyrtare të UEFA-s, “Panorama Sport” ka vërejtur futbollistët me më shumë paraqitje dhe me më shumë gola në kompeticionin madhor europian për klube, Champions ose ish-Kupa e Kampionëve.

Te Kukësi janë 3 futbollistë me më shumë paraqitje në Ligën e Kampioneve, ish-kapiteni Ylli Shameti, Simo Rrumbullaku dhe Besar Musolli me nga 6 ndeshje, ndërsa me nga 4 sfida janë Sebino Plaku, Uilliam Kordeiro Melo dhe Arbër Çyrbja.
Ndërsa listën e golashënuesve e mbajnë tre lojtarë me nga 1 gol, Pero Pejiç, Izair Emini dhe Irakli Dzaria.

– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then