Sulmi ndaj sistemit TIMS/ “Njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin”, Rama: S’ia arritën qëllimit, asnjë rrjedhje serioze të dhënash

Edi Rama54

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS në vendin tonë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama thekson se pavarësisht tentativës, nuk ka pasur rrjedhje serioze të dhënash.

Mes të tjerash ai pohoi se që prej mëngjesit të sotëm sistemi TIMS punon në të gjitha pikat kufitare.

REAGIMI I RAMES
Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm.Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash! Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!

Arena e Lajmit

Sulmi ndaj sistemit TIMS/ “Njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin”, Rama: S’ia arritën qëllimit, asnjë rrjedhje serioze të dhënash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook