Qarkullonte me automatik në mes të qendrës, vihet në pranga një person në Vlorë

Vlore

Policia ka vënë në pranga 3 persona në cilët qarkullonin me armë zjarri me vete.

Sipas bluve, operacioni policor i koduar “Disarmament” u finalizua nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe u vu në pranga 1 shtetas që qarkullonte me armë zjarri automatik, në qendër të qytetit. Sekuestrohet arma e zjarrit automatik.

Operacioni policor i koduar “Krane” u finalizua nga Komisariati i Policisë Sarandë dhe u vu në pranga 2 shtetas që tentuan të trafikonin lëndë narkotike, në drejtim të Korfuzit. Sekuestrohen 2.7 kg kanabis.

Po nga Komisariati i Policisë Sarandë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, gjatë kontrollit të territorit, në vendin e ngjarjes, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit automatik. Vijon puna për vënien në pranga të autorit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×